Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova stërviti dy ditë para takimit me Moldavinë – që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në stërvitje nuk janë të gjithë futbollistët, por vetëm një pjesë e tyre.
Futbollistët që nuk kanë luajtur me Slloveninë dhe ata që kanë pasur pak minuta janë duke u përgatitur ndërsa ata që luajtën minuta të plota në ndeshjen e fundit janë lënë pushim.
Në stërvitje është edhe Bersant Celina i cili ishte i shqetësuar më parë nga një lëndim.
Stërvitja është kryesisht rigjeneruese – pas ndeshjes së djeshme me Slloveninë – të cilën Kosova e humbi me rezultatin 2-1.