Juve planifikon ta bindë Calhanoglun që në janar

Juventusi është duke përgatitur ofertë për shërbimet e mesfushorit ofensiv të Milanit, Hakan Calhanoglu – bën të ditur Tuttosport.

Futbollisti turk nuk është duke arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Rossonerët dhe kjo ka bërë që klube të shumta të interesohen për të.

Edhe pse raportohet se Atletico Madridi është favorit për shërbimet e 26-vjeçarit, Tuttosport raporton se edhe kampioni italian është alarmuar nga situata e Calhanoglut.

Sipas njoftimit, Bianconerët do të përpiqen ta bindin mesfushorin të nënshkruajë për ta që në janar dhe pastaj kur t’i skadojë kontrata në verë, t’u bashkohet me parametrat zero.

Kontrata e lojtarit turk skadon në qershor 2021, ashtu që ai ka të drejtë të nisë bisedimet me klubet e interesuara që në janar.

Në ndërkohë, sipas Mundo Deportivo, Atletico është favorit për nënshkrimin e ish-lojtarit të Bayer Leverkusenit, të cilin e ka kërkuar edhe në të kaluarën. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *