Kosova mposhtet edhe në takimin e dytë ndaj Sllovenisë – sfida e fundit është ajo me Moldavinë

Kombëtarja e Kosovës ka humbur ndaj Sllovenisë në udhëtim me rezultatin 1-2.

Sllovenia ka mposhtur Kosovë në “Stozice Stadium” – në ndeshjen e pestë të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës kaloi në epërsi pas 60 minutave lojë, me anë të qendër sulmuesit nga Prizreni, Vedat Muriqi.

Megjithatë, festa jonë nuk zgjati shumë, vetëm katër minuta, pasi Jasmin Kurtic realizoi në portën e Arijanet Muricit – për të rikthyer barazimin në sfidë.

Deri në fund – Sllovenia kërkoi më shumë fitoren dhe e arriti atë në sekondat e fundit, me anë të sulmuesit Josip Ilicic, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 92’të.

Kosova tani numëron 2 pikë në pesë ndeshje, kurse Sllovenia 13 pikë.

“Dardanët” janë në vendin e katërt, kurse Sllovenia në vendin e parë në renditjen tabelare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *