Liverpooli është mposhtur në udhëtim te Atletico Madridi në ndeshjen e parë të së tetës së finales së këtij kompeticioni. Madrilenët triumfuan ndaj “të kuqve” me rezultatin minimal 1:0.
Goli i vetëm u shënua nga Saul Niguez në minutën e katërt.
Trajneri i Liverpoolit ka thënë se asgjë nuk ka mbaruar ende.
“Ne dështuam në fazën e fundit. Ata u mbrojtën me gjithçka që kishin – mbrojtja e tyre në zonë ishte e pabesueshme”, u shpreh Klopp.
“Mirë se vini në ‘Anfield’. Nuk ka mbaruar ende”, ka shtuar gjermani.