Amir Rrahmani e ka shpëtuar Kosovën nga pranimi i golit në minutë 16-të.
Sllovenia ishte afër të shfrytëzojë një dalje të gabuar të portierit, Aro Muric.
Ai lëshoi portën pa u menduar mirë dhe po të mos ishte Amir Rrahmani, që e largoi topin nga pothuajse vija e portës, Kosova do të ishte duke humbur tashmë.