Mediet serbe tallen me golin e pësuar nga Etrit Berisha

Shqipëria nuk ka të ndalur. Pas fitores në miqësoren ndaj Kosovës, kuqezinjtë kanë mposhtur edhe Kazakistanin.

Në “Air Albania Stadium” në Tiranë, Kombëtarja shqiptare ka qenë sonte nikoqire e Kazakistanit në Ligën e Kombeve.

Në kuadër të grupit C4, skuadra e Edi Rejës ka fituar me rezultat bindës ndaj kazakëve me rezultat 3:1.

Shqipëria sonte pësoi një gol nga mesi i fushës prej futbollistit kazak, Abiken.

Me këtë gol janë tallur edhe mediat serbe, derisa “Telegraf.rs” shkruan:

“Kombëtarja shqiptare e futbollit pësoi sonte njërin prej golave më të çuditshëm në historinë e futbollit nga Kazakistanit. Drejt e nga mesi i fushës”. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *