Shqipëria fiton dhe merr vendin e dytë në grup

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka korrur një fitore shumë të rëndësishme kundër Kazakistanit duke u ngritur kështu në vendin e dytë në grupin katër të Ligës C duke iu falënderuar edhe humbjes së Lituanisë në ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Ishte Sokol Cikalleshi ai i cili në minutën e 16’ e kaloi Shqipërinë në epërsi pas asistimit të Ledian Memushajt, ndërsa Adrian Ismajli e dyfishori atë në minutën e 23’.

Mysafirët u kundërpërgjigjën shpejt me golin e realizuan nga gjysma e fushës nga Abiken në minutën e 25’ dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Shqipëria hyri në lojë më e relaksuar, e kontrolloi ndeshje dhe realizoi edhe një gol nëpërmjet sulmuesit Rey Manaj i cili realizoi në minutën e 61’ nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ngritët në vendin e dytë në grup me tetë pikë, dy më pak se Bjellorusia që ka 10 pikë në vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *