KHF Ferizaj debuton me humbje të thellë në garat evropiane

KHF Ferizaj ka debutuar me humbje të thellë në garat evropiane.

Të shtunën në Antalya të Turqisë, kampioni aktual i Kosovës në konkurrencë të femrave, pësoi me rezultat 40:15 nga skuadra turke Muratpasha Belediyesi.

Ndeshja i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:7 në të mirë të skuadrës turke.

Skuadra ferizajase kishte fond të limituar të lojtareve dhe nuk ka mundur t’i bëj ballë ekipit turk.

Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën në Antalya.

Muratpasha Belediyesi – KHF Ferizaj 40:15 (19:7)

KHF Ferizaj: Stagova 5, Basha 4, Kelmendi 3, Stojkovska 2, Kupina 1, Domaneku, Sylejmani, Huruglica, Qerkini, Trenoska, Rashiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *