Kombëtarja Shqiptare e ka fituar miqësoren vëllazërore ndaj Kosovës me rezultat 2:1.
Bekim Balaj (’31) dhe Myrtu Uzuni (’65) i realizuan sot golat e fitores për skuadrën e Edi Rejës.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Shqipërisë, ish-kapiteni i Kosovës U21 e komentoi ndeshjen e sotme.
“Tani situata ime është e mirë, e rëndësishme është se jam rikthyer të luaj”, deklaroi Ismajli në “TVSH”
“Janë ndjenja të përziera të luaj ndaj Kosovës, kjo ndeshje na shërbeu për këta djem të rinj”.