Shqipëria ka treguar se është ringjallur nga trajneri i saj i ri Edi Reja. Ata e kanë mundur sonte Kosovën me rezultat 2-1 me golat e Balajt dhe Uzunit në Elbasan Arena. Për Kosovën shënoi Vedat Muriqi nga penalltia. Kosova tashmë ka më shumë se një vit pa fitore në të gjitha ndeshjet e zhvilluara. Me Kosovën sot debutoi edhe Mirlind Daku
Kosova ka vazhduar me paraqitje të dobëta me Kombëtaren e saj. Ata sonte janë dominuar nga Shqipëria, e cila në fushë erdhi më shumë fytyra të reja.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Shqipërinë e cila sulmoi dhe pati posedimin e topit.
Megjithatë fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Kosovën të cilët qarkullonin topin më mirë dhe disa herë ishin afër zonës së kundërshtarit.
Pas minutës së 20-të, Shqipëria ishte shumë më e mirë.
Goli do të vinte pas një superdepërtimi të Myrto Uzunit që tejkaloi Amir Rrahmanin sikurse mos të jetë dhe bëri një pasim fenomenal për Bekim Balajn i cili shënoi në minutën e 31-të të ndeshjes.
Shqipëria pati edhe disa raste deri në minutën e 40-të por nuk i shfrytëzoi si duhet derisa Kosova ka mundur të barazoi në pesë minutat e fundit.
Pjesa e dytë erdhi me katër ndryshime tek të dyja skuadrat.
Kosova ishte më e mirë dhe qysh në fillim të kësaj pjese derisa rastin më të mirë e pati Zhegrova por që portieri i sapohyrë në lojë Alban Hoxha e priti atë.
E në mometet më të mira të Kosovës, Hasani e humbet një top në mesfushë dhe topi shkon te Selahi i cili gjen të lirë Uzunin, i cili dyfishon epërsinë në minutën e 65-të.
Kosova pas kësaj minute e dominoi ndeshjen dhe shpesh ishte afër për të shënuar por Shqipëria mbrohej mirë.
Kosova do të shënonte vonë për ta ngushtuar epërsinë, saktësisht në minutën e 85-të dhe goli erdhi nga penalltia që u shkaktua në Muriqin nga mbrojtësi i ri i Kombëtares shqiptare, Çepele.
Në minutat e fundit Kosova sulmoi disa herë portën e Shqipërisë por nuk arriti që ta barazojë rezultatin.
Pas këtij rezultati Kosova hynë në më shumë se një vit pa fiture në të gjitha ndeshjet e luajtura.