Hadergjonaj: Mëkat që nuk ka tifozë në ndeshjen ‘vëllazërore’

Nesër nga ora 16:00, Kosova do të luaj me Shqipërinë në ndeshjen vëllazërore që zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Dardanët dhe Kuqezinjtë luajnë ndeshjen përgatitore para dy të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj ka shkruar se do të jetë mëkat që në këtë sfidë nuk do të ketë tifozë.

“Nesër na pret ndeshja e parë në muajin nëntor, ku do të luajmë vëllazëroren me Shqipërinë. Mëkat që kjo ndeshje nuk do të ketë tifoz”, ka shkruar futbollisti nga Deçani.

Kosova luan me Slloveninë dhe Moldavinë, dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *