Liverpooli nuk mori më shumë se një barazim ndaj Manchester City-t me rezultatin 1-1. Ekipi i “Redsave” mori dhe një lajm të keq sepse u dëmtua Trent Alexander-Arnold.
Frika ishte e madhe duke ditur dhe peshën që ka në skuadër mbrojtësi i krahut. Burimet e fundit kanë bërë me dije se dëmtimi nuk është aq i rëndë sa mendohej.
Trent do të qëndrojë 4 javë larg fushave. Ai ka fat sepse do të ketë pushimin e kombëtareve dhe nuk do të humbasë shumë ndeshje me Liverpoolin. Klopp nga krahu tjetër nuk do të rrezikojë me të.
Liverpool’s Trent Alexander-Arnold set to be out for up to four weeks following injury against Manchester City.
— paul joyce (@_pauljoyce) November 9, 2020