Klubet më të rëndësishme në Europë e lakmojnë Lautaro Martínez. Sulmuesi argjentinas i Interit, me një klauzolë lirimi prej 115 milionë eurosh, ka një të ardhme premtuese.
Shpirti i vëllait
I lindur në Bahía Blanca, provinca e Buenos Aires më 22 gusht 1997, Lautaro u stërvit me “Club Liniers” dhe më vonë bëri kalimin në radhët e Racing, ku ia doli të konsolidohet në kategorinë e tij. Sulmuesi thotë se forca e tij kryesore është mentaliteti sfidues. Diçka që e tregoi qartësisht që kur ishte adoleshent (16 vjeç), teksa duhej të mbante peshën e largimit nga familja, kur u largua nga Bahancaa Blanca për te të rinjtë e Racing.
Lautaro ka një lidhje shumë të fortë me vëllain e tij më të madh, të cilin duhej ta linte me familjen, kur u transferua në Avellaneda. Ky moment prodhoi një trishtim të madh për vëllain e tij, që filloi të vuante episodet e epilepsisë. “Përjetuam shumë emocion dhe krenari, sepse e dinim që ishte ëndrra e tij. Ishte një gjë shumë e çuditshme, sepse duhej të largoheshim nga një pjesë, që ishte shumë e jona. Vëllai më i madh u prek më shumë, sepse ata ishin shumë të afërt, bënin gjithçka bashkë. Në atë kohë, ai kishte epilepsi. Ndarja shkaktoi komplikacione, ndaj duhej të trajtohej. Tani gjithçka është në rregull, por në atë moment ishte sikur një pjesë e tij ishte shkëputur. Sidoqoftë, ne gjithmonë e mbështesim atë”, – tha Mario, babai i Lautaro.
Futbollisti ka qëndruar gjithmonë me këmbët në tokë, familja ka qenë shtylla e tij. Babai i tij ishte futbollist dhe ai e njeh shumë mirë këtë botë.
Të ushqyerit me kujdes
Ata thonë se ai është i përgatitur mendërisht dhe fizikisht për të qenë një lojtar i cilësisë së mirë. Pa dyshim, Lautaro ka qenë duke u përgatitur për këtë që është sot prej kohësh.
Në fakt, në moshën 19-vjeçare, i tha përfaqësuesit të tij se dëshironte një profesionist të fushës për ta ndihmuar të ushqehej mirë. Që atëherë, në dietën e tij nuk ka pije alkoolike apo ëmbëlsira. Sulmuesi përpiqet të marrë vetëm yndyrnat e nevojshme dhe të aplikojë dietë çdo ditë.
“Zonja Lautaro”
Partnerja e sulmuesit u bë një fenomen i vërtetë social. Atë e quajnë “Zonja Lautaro”, është argjentinase dhe aktualisht shihet si një nga WAG-s referuese në Itali. Me fotot e saj të guximshme, partnerja e Lautaro Martínez ka pushtuar rrjetin social të Instagram-it, ku tashmë ka 532.000 ndjekës.
Agustina Gandolfo është femra, që i ka vjedhur zemrën lojtarit. Një çift, që u takua falë Wanda Nara, e cila i prezantoi në vitin 2018.
Ata janë bashkë prej dy vitesh dhe historia e deritanishme premton. Tifozët katalanas shpresojnë t’i shohim në të ardhmen duke ecur nëpër rrugët e Barcelonës.