Ka përfunduar njëra nga ndeshjet më interesante të javës në Serie A mes Atalantas dhe Interit.
Dy skuadrat “zikaltër” kanë ndarë pikët, duke luajtur 1:1 pas 90 minutave në takimin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Serie A.
Në fakt, pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e minutës së parë, pra 0:0.
Ishin “Neurazzurët” që kaluan në epërsi ndaj Atalantas me golin e argjentinasit, Lautaro Martinez, ndodhi kjo në minutën e 58-të.
Atalanta nuk u dorëzua për asnjë moment dhe gjeti golin e barazimit 11 minuta pa përfunduar koha e rregulltë.
Ishte Miranchuk që shënoi për 1:1 pas asistimit të Muriel.
Kujtojmë se pjesë e Atalantas ishte i padiskutueshmi në formacion, Berat Gjimshiti që luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Me këtë pikë të fituar, Atalanta ndodhet në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Interi një vend më poshtë me 12 pikë të grumbulluara
Kurse në pjesën e dytë u shënuan dy golat vendimtar për fatin e këtij takimit të zhvilluar në Bergamo.
Ishin “Neurazzurët” që kaluan në epërsi ndaj Atalantas me golin e argjentinasit, Lautaro Martinez, ndodhi kjo në minutën e 58-të.