Eris Abedini ftohet për herë të parë nga ekipi i parë i Granadës

Eris Abedini sot ka një rast të mirë për t’i treguar vlerat e tij.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U21, është ftuar te klubi A i Granadës për ndeshjen kundër Real Sociedatit.

Një vendimi i tillë është marrë nga klubi spanjoll për shkak se kanë probleme me futbollistët me Covid-19.

Para një muaji, Abedini firmosi kontratë zyrtare me klubin e Granadës, por paraqitjet e tij i bënte me skuadrën B.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Abedinit në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *