“Ne duhet t’i vrasim armenët”, vjen reagimi i ashpër i Adidasit ndaj Qarabag

Adidas konfirmoi ditën e djeshme se i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin e futbollit të Qarabag. Marka e njohur e veshjeve sportive mori këtë vendim pas komenteve të drejtorit të komunikimit të klubit nga Azerbajxhani, Nurlan Ibrahimov, i cili kërkonte shfarosjen e armenëve.

“Ne duhet t’i vrasim të gjithë armenët, fëmijë, gra dhe të moshuar. Ne kemi nevojë për t’i vrarë ata pa dallim. Pa keqardhje, pa dhembshuri”, është postimi në rrjetet sociale i zyrtarit të klubit. Menjëherë pas këtij postimi, Adidas mori vendimin drastik për të ndërprerë marrëdhëniet me Qarabagun.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto pikëpamje individuale nuk përputhen me opinionin tonë për sa i përket kësaj çështjeje. Ne kemi marrë nje vendim për t’i dhënë fund marrëdhënies sonë me klubin azer”, ishte deklarata zyrtare e Tommasso Saronni, i cili është një zyrtar i Adidas. Ndërkohë Ibrahimov mori dhe një sanksion nga UEFA, që do ta pezullojë atë nga çdo detyrë që ka lidhje me futbollin. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *