Milani ka përjeton një natë tmerri në “San Siro” sonte ku u mposht bindshëm me rezultat 0:3 nga Lille në kuadër të Ligës së Evropës.
Pas 27 ndeshjeve pa humbje, Milani sonte është dorëzuar dhe atë në mënyrën më të keqe të mundshme. Ishte turku Yusuf Yazici ai që ka shënuar të tre golat për mysafirët, duke u bërë kështu një ankth për portierin Donnarumma.
Në takimet tjera, Arsenal ka fituar lehtësisht ndaj Moldes (4:1) për të shënuar kështu fitoren e tretë me radhë në Ligën e Evropës. Granit Xhaka e Shkodran Mustafi startuan titullar te Arsenali në këtë sfidë.
Fitore të thellë ka shënuar edhe Hoffenhaim nga Liberec me rezultat 5:0.
Tri pikë të vlefshme ka marrë Dinamo Zagreb që e ka mposhtur Wolfsberger me rezultat 1:0. Në këtë ndeshje në 45 minuta e pjesës së dytë te Dinamo ka luajtur futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati.
Rezultatet komplete: