Mirlind Daku është padyshim golashënuesi më i mirë në Superligë e madje me diferencë të madhe nga të tjerët, por sa i përket asistuesëve gjendja nuk qëndron njejtë.
Plotë 13 futbollistë kanë realizuar të paktën dy asiste në këtë sezon të Superligës.
Ndër ta, vetëm dy kanë arritur të asistojnë mbi dy herë.
Ermal Krasniqi i Ballkanit është asistuesi më i mirë në Superligë me katër asiste.
Pas tij vjen edhe futbollisti tjetër i Ballkanit, Armend Thaqi me tre asistime.