Benzema dhe Asllani, “mbreti” dhe “mbretëresha” të Realit

Benzema dhe Kosovare Asllani, golashënuesit më të mirë në Real Madridin e meshkujve dhe të femrave.

Kur përmendet goli në shtëpinë e Los Blancos, emri i tyre lakohet i pari.

Benzema është golashënuesi më i mirë deri më tani në ekipin e Zinedine Zidane.

Francezi ka shënuar 5 gola në të gjitha garat.

Në anën tjetër, ajo që prin në Real Madridin e femrave, është shqiptarja, Kosovare Asllani.

Ajo realizoi mbrëmë dy gola kundër Deportivos, për shkuar në kuotën e katër finalizime në katër ndeshje, më shumë se çdo futbolliste tjetër.

Benzema dhe Asllani janë liderë të skuadrave të tyre dhe premtojnë edhe më shumë për pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *