Incident te skuadra e PSG, lojtarët i shpëton zjarrfikësi!

Jo vetëm disfata, por edhe fatkeqësia në ashensor. Gjysma e ekipit të Paris Saint-Germain ishte mbërthyer dje në një ashensor në hotelin Leipzig, ku skuadra franceze ishte në grumbullim para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ku më pas humbi 2-1.

Për të shpëtuar grupin e madh të parizienëve ishin zjarrfikësit, të cilët ndërhynë pas më shumë se 50 minutash bllokim.

Ai që zbuloi emrat e shokëve të bllokuar ishte Kurzawa, me një histori në Instagram: ata janë Kimpembe, Paredes, Di Maria, Marquinhos, Fadiga, Diallo, Gueye, Moise Kean, Dagba dhe Atil.

Nga grupi, gjashtë janë lojtarët që më pas zbritën në fushën si titullarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *