‘Zonja e Vjetër’, me Cristiano Ronaldon në formacion, është rikthyer te fitorja, pas humbjes nga Barcelona xhiron e kaluar.
Në sfidën ndaj Ferencvaros, Alvaro Morata tregoi formë të lartë, duke shënuar dy golat e parë, në minutat 7’ dhe 60’.
Paulo Dybala, i ardhur nga bankina, arriti po ashtu të shënonte dy herë, në minutat 73′ dhe 82′.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Franck Boli, që shënoi në minutat shtesë.
Me këtë fitore, Juventus numëron gjashtë pikë, dhe renditet në vendin e dytë në grupin G./