Barazimi në Shën Pjetërsburg i dha Lazios një arritje të rëndësishme statistikore për sa i përket paraqitjeve të tyre në Champions League.
Me barazimin 1-1, bardhekaltërit mbeten të pamposhtur për herë të parë në historinë e tyre në tre ndeshjet e para të fazës së grupeve të Champions League me një fitore ndaj Borussia Dortmund dhe dy barazime ndaj Club Brugge dhe Zenit.
Të dhënat janë siguruar nga OPTA.
Pas ndeshjes dhe Simone Inzaghi goli mbi këtë statistikë dhe rrugëtimin e ekipit të tij.
“Është një kënaqësi e madhe të kesh një grup të tillë, objektivisht është e vështirë të kërkosh diçka më shumë. Ne bëmë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve me 13 lojtarë, këtë mëngjes Luiz Felipe gjithashtu kishte probleme në këmbë: ne po shkojmë përtej të gjitha pritshmërive.
Jam duke kërkuar shumë, por ata janë duke dhënë më shumë se maksimumi”.