Përballja interesante mes Zurichut dhe Baselit në Superligën e Zvicrës është mbyllur me vetëm një gol të shënuar.
Ndeshja e zhvilluar në “Letzigrund Stadion” i takoi Zurichut me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Zurichun e shënoi Marchesano në minutën e 46-të të ndeshjes.
Në këtë ndeshje për Zurichun luajtën edhe futbollistët shqiptarë si Fidan Aliti, Benjamin Kololli dhe Toni Domgjoni nga minuta e parë, kurse në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Hekuran Kryeziu.
Ndërkaq, te Baseli nga fillimi luajti Edon Zhegrova, teksa Tushi u inkuadrua më vonë.
Pas kësaj ndeshje, Baseli zë vendin e pestë në tabelë me shtatë pikë.
Kurse, Zurichu në vendin e gjashtë me po aq pikë.