Mediet serbe merren me Betim Fazlijin: Lojtari i lindur në Vranjë shpiku një dëmtim që të mos i bashkohet Zvicrës

Futbollisti më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji i cili mori ftesë nga Challandes për ndeshjet e nëntorit ka ngjallur reagimet jo vetëm tek Zvicra por edhe te mediet serbe, transmeton “Zeri.info”.

Fazliji që ishte shënjestër e dy ekipeve kombëtare, Zvicrës dhe Kosovës, zgjodhi këtë të dytën duke e cilësuar si shtëpinë e tij.

Mediet serbe i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjes së Fazlijit duke e cilësuar si një “tradhtar” të Zvicrës.

“Fazliji i lindur në Vranjë ishte i ftuar në ekipin kombëtar të Zvicrës një muaj më parë, por një dëmtim i muskujve e pengoi atë të luante. Tani, ai gjithnjë e më shumë dyshohet për dëmtimin për të cilin mungoi”, ka shkruar portali serb “Kurir”, duke vazhduar:


“Zviceranët tashmë po shkruajnë për “tradhti”, dhe duket se askush nuk mund ta bindë Betim Fazliji të ndryshojë mendim dhe të luajë për një kombëtar më të mirë, e cila ka në radhët e saja edhe futbollistë tjerë shqiptar si n Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *