Ndeshja u dominua nga skuadra e Diego Simeones, por përfundoi me rezultatin e barabartë 1 – 1.
Ishte Jose Gimenez që në minutën e 18-të realizoi gol shumë të bukur me kokë nga largësia prej 12 metrave.
Mirëpo, gëzimi i “Los Rijoblancos” zgjati vetëm shtatë minuta sepse Miranchuk nga pika e bardhë barazoi shifrat.
Në minutat në vazhdim, të dy skuadrat provuan sidomos mysafirët, por nuk ia dolën t’i konkretizojnë rastet.
Pas kësaj ndeshje, Atletico mban pozitën e dytë me katër pikë, kurse Lokomotiva një vend më poshtë me dy sosh.
Nga ana tjetër, Borussia Monchengladbach ka ‘shkatërruar’ Shakhtar Donetsk duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 0 – 6./Lajmi.net/