Atalanta do të jetë nikoqir i Liverpoolit për takimin që zhvillohet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Gewiss Stadium’ në Bergamo.
Për këtë sfidë, Atalanta nuk mund të llogarisë në Mattia Caldaran, Marten de Roon, Robin Gosens, Bosko Sutalo, që janë të lënduar, derisa Marco Carnesecchi është i infektuar me coronavirus.
Në anën tjetër, Jurgen Klopp do të jetë pa lojtarët si, Fabinho, Alex Oxlade-Chamberlian dhe Virgil Van Dijk që është i lënduar.
Formacioni startues i Atalantas: Sportiello, Toloi, Palomino, Mureil, Gomez, Freuler, Berta Gjimshiti, Mojica, Hateboer, Pasalic, Zapata.
Formacioni startues i Liverpoolit: Becker, Wijnaldum, Mane, Salah, Joe Gomez, Henderson, Jones, Diogo Jota, Robertson, Williams, Alexander-Arnold.