Kosovës i mungon super ylli për ndeshjet e nëntorit, kjo është arsyeja

Para disa çastesh, selektori i “Dardanëve” Bernard Challandes ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për takimet e nëntorit.

Dy ishin prurjet e reja, me Mirlind Dakun dhe Betim Fazlijin që mund të bëjnë debutimin e tyre në këto tre takime ndërsa pati edhe rikthime të mëdha në skuadër, ndër të cilat treshja Rrahmani, Muriqi, Rashica.

Skuadra megjithatë do të ketë disa mungesa dhe nuk do jetë e kompletuar.

Njëra prej mungesave që peshon më së shumti tek Kosova do të jetë sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli.

Zeneli do të mungojë në takimet e nëntorit përshkak se ka pësuar një lëndim me skuadrën e tij, Stade de Reims.

Megjithatë, alternativat janë të shumta andaj edhe mungesa e tij mund të mbulohet lehtë nga Challandes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *