Ylli i Kosovës pritet të mungojë për ndeshjet e nëntorit?

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, pritet të mungojë në ndeshjet e nëntorit.

Anësori i Kosovës, i cili luan në tek klubi francez, Reims, ka pësuar një lëndim në stërvitje me skuadrën e tij dhe mungoi në sfidën e fundit ndaj Strasbourgit.

Ndonënse ende nuk është konfirmuar, ka gjasa të mëdha që ai të mungojë në ndeshjet që “Dardanët” i luajnë në muajin nëntor.

Gjatë muajit nëntor Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje, fillimisht do të përballet në ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

Pastaj do të përballet me Slloveninë dhe me Moldavinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *