Lei Kraja tregon momentin e vështirë të jetës

Lei Kraja është një ndër moderatoret sportive më seksi dhe interesi për të ditur më shumë rreth jetës së saj private është i madh.

Ditën e djeshme, ajo foli si rrallëherë për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. E ftuar në rubrikën “N’fermë”, tek e “E Diell”, ajo tregoi se si e ka përjetuar divorcin e prindërve.

Si fëmija më i madh në familje, kjo ka qenë periudha më e vështirë për të, dhe teksa fliste, nuk arriti dot t’i mbante lotët.

“Ka qenë periudhë shumë e vështirë, e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta pasi kam qenë më e madhja, ne ishim 4 fëmijë. Më shumë se të tjerët e ndjeva unë këtë divorc, i cili në atë kohë, mu duk si fundi i botës”.

“Qaja përditë dhe isha thuajse në depresion. Me mësime kam qenë shumë mirë dhe atë vit, rashë edhe nga mësimet. Thjesht nuk kishte paqe në shtëpi, është edhe nga mënyra si e menaxhojnë shqiptarët, e përjetojnë sikur është traumë”.

 

“U mërzita shumë kur ma thanë, asnjë fëmijë nuk do t’i ndahen prindërit”, u shpreh Lei.

Ajo është kthyer nga Amerika para disa vitesh dhe tashmë po ndërton karrierë në vendin e saj si moderatore dhe si modele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *