Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ka bërë një veprim shumë fisnik.
Raportohet se ajo ka shitur medaljen e saj të artë të fituar në ‘Lojërat Olimpike’ në Brazil në vitin 2016 për bamirësi.
Ajo e ka bërë këtë në veçanti për të blerë ilaçe për fëmijët e prekur nga kanceri.
Lajmin e ka konfirmuar, “Center for Equal Opportunities”, përmes një postimi në Facebook.
“Kampionia e botës Majlinda Kelmendi shet medaljen e saj për të blerë ilaçe për fëmijët me sëmundje të renda: Unë dua që ata të jetojnë!”, shkruhet në postimin e faqes, derisa Majlinda citohet te ketë thënë: “Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellë të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare”.