Barcelona po e planifikon ta shes portierin Ter Stegen te Bayerni i Mynichut për ta stabilizuar situatën financiare, raporton “TodoFichajes.net”.
Raportet theksojnë se kampionët e Evropës e shohin Ter Stegenin si zëvenduesin ideal të 34 vjeçarit Manuel Nouer dhe mund të ofrojnë 80 milionë euro në fund te sezonit.
Mbetet të shihet se si do të shkojnë negociatat mes këtyre dy klubeve kaq të mëdha.