Gjimshiti ka thënë se në ndeshjen e Atalantas kundër Liverpoolit, gjëja kryesore është që ata ta fitojnë takimin.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë. Tani përballemi me Liverpulin me më shumë besim. Kemi disa probleme fizike dhe na duhen disa ditë për të marrë veten. Rëndësi ka që luajmë në shtëpi dhe të marrim një rezultat të mirë”, ka thënë Gjimshiti.
Gjimshiti ka folur edhe për rikthimin te fitorja në Serie A, ku Atalanta fitoi në udhëtim ndaj Crotones me rezultat 1:2.
“Kishim shumë gjëra për të humbur dhe e dinim që do të ishte një takim shumë i vështirë, pasi të gjitha skuadrat që kanë luajtur këtu kanë vuajtur. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë dhe ndoshta më pak mirë në 45 minutat e dyta. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen me një tjetër gol, por nuk ia dolëm”, deklaroi Gjimshiti.