Baseli e ka fituar ndeshjen interesante kundër St. Gallenit, e cila u zhvillua në pasditën e sotme.
Kampioni i shumëfishtë zviceran ka regjistruar fitore me rezultat, 1:3 në udhëtim.
Në këtë ndeshje, për Baselin luajtën nga fillimi futbollistët shqiptarë si Edon Zhegrova, Pajtim Kasami dhe Orges Bunjaku.
Zhegrova la gjurmë menjëherë duke asistuar në golin e dytë të Baselit.
Teksa, Kasami e shënoi golin e tretë për Baselin.
Nga ana tjetër, te St. Galleni u paraqitën futbollistët shqiptarë si Betim Fazliji dhe Florian Kamberi.
Me këtë fitore, Baseli mbetet në vendin e pestë në tabelë me shtatë pikë, kurse St. Galleni në vendin e dytë me dhjetë pikë.