Asistimi i Kevin De Bruyne ndaj Sheffield United ka parë që ylli i Manchester City të kalojë në vendin e 14-të në listën e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën Premiere.
City mposht Sheffieldin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së shtatë në Ligën Premiere falë një goli të shënuar nga Kyle Walker.
Goli i mbrojtësit anglez u shënua në minutën e 28-të të ndeshjes falë asistimit nga belgu De Bruyne.
Ky asistim e ka çuar belgun në kuotën e 68 asistimeve në vetëm 160 ndeshje të Ligës Premiere, një bilanc i jashtëzakonshëm.
Megjithatë, De Bryne ka edhe 13 lojtarë më përpara në listën e më të mirëve në histori, e cila udhëhiqet nga legjenda Ryan Giggs, ndërsa në dhjetëshe gjenden edhe emra tjerë si Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Thierry Henry.
Më poshtë keni listën me 20 asistuesit më të mirë në histori të Ligës Premiere:
20.Nolberto Solano – 62 asistime
19.Christian Eriksen – 62 asistime
18.Alan Shearer – 64 asistime
17.Matt Le Tissier – 64 asistime
16.Gareth Barry – 64 asistime
15.Kevin De Bruyne – 68 asistime
14.Darren Anderton – 68 asistime
13.Ashley Young – 69 asistime
12.Andy Cole – 73 asistime
11.Thierry Henry – 74 asistime
10.Teddy Sheringham – 76 asistime
9.David Beckham – 80 asistime
8.James Milner – 84 asistime
7.Steven Gerrard – 92 asistime
6.David Silva – 93 asistime
5.Dennis Bergkamp – 94 asistime
4.Frank Lampard – 102 asistime
3.Wayne Rooney – 103 asistime
2.Cesc Fabregas – 111 asistime
1.Ryan Giggs – 168 asistime