Prishtina luan nesër si mysafire e Drenicës, skuadër ndaj së cilës pati fituar në xhiron e parë.
Para kësaj ndeshjeje, optimist është shprehur futbollisti më i mirë i Prishtinës në ndeshjen kundër Ballkanit, Gauthier Mankenda, i cili pret që skuadra e tij të marrë tri pikët.
“Performanca ime do të ishte e shkëlqyer nëse do të kishim fituar ndeshjen, për fat të keq rezultati nuk ishte ai që prisnim, por tashmë ka kaluar dhe tani jemi të përqendruar në pjesën e dytë të kampionatit dhe ku na duhet të japim maksimumin tonë për objektivin”, ka thënë Mankenda për faqen zyrtare të Prishtinës.
“Nesër na pret ndeshje aspak e lehtë, sepse, si gjithmonë, ne luajmë kundër një ekipi maksimalisht të motivuar. Por, edhe ne jemi të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht që të japim maksimumin tonë për të marrë tre pikët”, ka shtuar sulmuesi anëso.
Mbetet të shihet se si do të përgatitet skuadra e Zekirija Ramadanit për ndeshjen e nesërme.