Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri takime gjatë muajit nëntor.
Më pak se dy javë kanë mbetur deri në ndeshjen e parë të Kosovës në miqësoren me Kombëtaren shqiptare.
Edhe pse ndeshja në fjalë është konfirmuar nga dy federatat, vendi dhe koha nuk janë caktuar ende.
Me datën 15 nëntor, futbollistët e udhëhequr nga Bernard Challandes do të udhëtojnë drejt Ljubjanes për t’i matur forcat me Slloveninë.
Tri ditë më vonë, “Dardanët” do ta presin në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Moldavisë.