Boksieri Khabib Nurmagomedov, përmes një postimi ka ‘sulmuar’ presidentin e Francës, Emmanuel Macron pas komenteve të tij drejt Islamit.
Khabib është duke praktikuar fenë myslimane dhe shumë shpesh ka folur për ndikimin që i ka bërë në jetë dhe në sportin e arteve të përziera.
Sidoqoftë, përmes një postimi në Instagram ka bërë një ‘sulm’ virtual drejtuar Macronit.
“Ndoshta i plotfuqishmi do shpërfytyrojë fytyrën e kësaj krijese dhe të gjithë ndjekësit të tis, nën lirinë e fjalës që ofendojnë ndjenjat e më shumë se një miliardë e gjysmë besimtarëve. I plotfuqishmi i poshtëroftë atë në këtë jetë dhe në tjetrën. Allahu është i shpejtë në llogari dhe ju do ta shihni”.
“Ne jemi myslimanë, e duam Profetin tonë Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ti) më shumë sesa nënat, baballarët, fëmijët, gratë dhe të gjithë njerëzit e tjerë të afërt në zemrat tona. Më besoni këto provokime do t’iu kthehen atyre, fundi është i mirë për ata që kanë frikë Zotin”.
“Në të vërtetë ata që e shajnë Allahun dhe të dërguarin e tij, Allahu do t’i mallkoi në këtë botë dhe në Ahiret dhe do përgatit për ta mundime poshtëruese”, shkroi ai.
Ndërkohë, kujtojmë se Khabib u pensionua nga UFC i pamposhtur me rekordin 29 – 0.