Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 10-të.
Kjo xhiro sjell sfida mjaft interesante dhe të rëndësishme, ndërsa hapet nesër.
Përballja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit, një ndeshje ku pikët janë tejet të rëndësishme për këto dy skuadra që synojnë pjesën e epërme të tabelës.
E shtuna sjellë edhe dy përballje tjera, ku Ballkani në super-formë është i nikoqir i Besës së Pejës, derisa Arbëria synon t’u kthehet fitoreve në duel me Trepçën ’89.
Edhe e diela parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ në Superligën e Kosovës. Llapi do të sfidojë Dritën, derisa Drenica mat forcat me Prishtinën, kjo e fundit udhëton në Skenderaj për të marrë rezultat pozitiv pas disfatës kundër Ballkanit në javën e kaluar.
E shtunë:
Gjilani-Feronikeli
Arbëria-Trepça ‘89
Ballkani-Besa
E diel:
Drenica-Prishtina
Llapi-Drita
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30.