Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Ceferin, ka thënë se Superliga e Evropës do të ishte kompeticioni më i mërzitshëm.
Ndonëse thuhej se Barcelona ka pranuar idenë për t’iu bashkuar kësaj lige, gjysma e kontinentit janë kundër.
“E ashtuquajtura Superligë e Evropës është zbulim i disa klubeve dhe disa medieve italiane, jo propozim i yni”, ka thënë Ceferin.
“Do të ishte projekti më i mërzitshëm në botë. Dy apo tri klube folën për të, duke besuar se meritojnë më shumë sesa të tjerat, por aktualisht fitojnë pak dhe besojnë se mund të fitojnë Superligën”, shtoi presidenti i UEFA.
Gjasat janë të mëdha që projekti për Superligën e Evropës të dështojë, sidomos pas komenteve të Ceferin.