Êshtë mbyllur kryendeshja e mbrëmjes së sontme në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të grupit G, Juventusi ka qenë nikoqir i Barcelonës në “Allianz Stadium”.
Skuadra katalunase arriti të fitojë me rezultat të pastër, 0:2 ndaj “Zonjës së Vjetër”.
Në ndeshjen e zhvilluar sonte, për Barcelonën shënuan Dembele (’14) dhe Leo Messi në minutën e 90-të.
Ndërkohë, Juventusit sonte ia anuloi fitoren VAR-i, pasi i anuloi tre gola të Alvaro Moratas për “offside”.
Ndryshe, me këtë fitore, Barcelona është lidere e grupit G me gjashtë pikë të tubuara pas dy ndeshjeve.
Kurse, Juventusi mbetet në vendin e dytë me vetëm tri pikë.