Juventusi u kthye te fitorja në kampionat duke mposhtur Brescian 2-0 me golat e Dybala dhe Cuadrado, por brenda ndeshjes ka një polemikë të vogël sa i përket shpërndarjes së kartonëve.
Në fakt, tifozët e Brescias nuk janë dakord që ekipi i tyre dhe Aye u ndëshkua në 5 minuta dy herë (duke dalë me të kuq) dhe Cuadrado u fal me një ndërhyrje të rrezikshme. Minimalisht duhet të ishte e verdhë!