Mesjava sjell ndeshjet e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll në të cilat pritet të kemi përballje interesante dhe “të nxehta”.
Padyshim vëmendja do të jetë te përballja Ballkani – Prishtina që luhet të mërkurë në Therandë.
Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar këmishëzinjtë e kësaj jave, derisa përballja në Suharekë i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka.
Një ndeshje shumë e fortë pritet të jetë ajo në Drenas, ku dy skuadrat që nuk e nisën aspak mirë kampionatin Feronikeli e Llapi kërkojnë këndelljen dhe vetëm fitorja mund të sjellë qetësi tek ato.
Kjo ndeshje i është besuar Genc Nuzës.