Udhëheqësia e Barçës, e kryesuar nga Josep Maria Bartomeu, ka vendosur të mos japë dorëheqje dhe e shtyn thirrjen për referendumin derisa të ketë një mendim nga prokuroria në lidhje me qëndrueshmërinë shëndetësore të votimit në ”Camp Nou” me më shumë se 110,132 anëtarë të thirrur në votime.
Josep Maria Bartomeu do të shfaqet nga ora 19:00, për të dhënë shpjegimet e tij.
Karrigia e Bartomeut është në rrezik të madh, sidomos pasi edhe vet lojtarët i kanë dalë kundër tij me deklarata publike. Së fundmi, është rasti i Gerard Pique.