‘Pasimi’ i tmerrshëm portierit të Grimsbyt që përfundoi në portën e tij

Nuk ndodh çdo ditë të shohim një portier duke shënuar, edhe pse fatkeqësisht këtë herë ndodhi në portën e gabuar.

Portieri i skuadrës Grimsby Town, James McKeown, ka bërë një gabim të pafalshëm gjatë ndeshjes kundër Carlisle United këtë fundjavë.

Në sfidën e zhvilluar në Blundell Park të vlefshme për League Two, 31-vjeçari pranoi një top të kthyer nga bashkëlojtari i tij.

Dhe në përpjekje që t’ia pasonte menjëherë mbrojtësit më të afërt, ai e dërgoi topin në portën e tij.

Grimsby kishte kaluar në epërsi me golin e Matthew Pollock (24’), ndërsa autogoli i McKeown (46’) vendosi edhe rezultatin përfundimtar prej 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *