Gianluca di Marzio është njëri prej gazetarëve më të mirë në botë, sidomos kur bëhet fjalë për raportimet e transferimeve të ndryshme në botën e futbollit.
Gazetari italian në një rrëfim në “Klan Kosova” është rrëfyer për shumë gjëra, si nga karriera e tij.
Gjithashtu, ai ka folur edhe për punën e drejtorit sportiv shqiptar te Lazio, Igli Tare.
“Igli Tare për mua është drejtori më i mirë sportiv në Itali, kjo është e vërtetë”, ka deklaruar Di Marzio në “Klan Kosova”, përcjell “Zeri.info”.
“Ai nuk flet shumë, por i lë faktet të flasin për të, nuk është e lehtë të punosh me presidentin Lotito. Klubi nuk ka shumë para në dispozicion, por Tare ka shumë strategji”, tregoi ai.
“Ai ndjek futbollistët me aftësi dhe dinakëri, e ndjek gjatë gjithë vitit një lojtar dhe në fund e merr”, shtoi Di Marzio