Përfundim i çmendur apo lojë e kurdisur? Me katër lojtarë më pak barazuan rezultatin 2:2

Ndeshja e ligës së parë të Kosta Rikës midis Municipal Grecia dhe Herediano kishte fundin më të çmendur të parë ndonjëherë në futboll.

Mysafirët ishin duke humbur 2-0 dhe kishin katër lojtarë më pak, por arritën të qëndronin të pamposhtur, transmeton lajmi.net.

Herediano shënoi dy gola në kohën shtesë, kështu që rregullsia e ndeshjes u vë në dyshim menjëherë.

Veçanërisht e dyshimtë është sjellja e portierit dhe mbrojtja e ekipit së Grecia, e cila pati reagime “qesharake” gjatë marrjes së golave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *