Drita ka triumfuar në derbin më të madh në vendin tonë, kundër rivalit lokal, Gjilanit, me rezultat 2-0, të dielën në javën e parë të pjesës së dytë të garave.
Ballafaqimi i dy rivalëve të qytetit të Gjilanit, është zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga “Intelektualët” dhe “Skifterat”.
Rrjetat heshtën në fraksionin e parë, edhe pse të dy skuadrat provuan që të vijnë deri të goli, madje, katër herë u qëlluan shtyllat, megjithatë, ekipet shkuan në pushim me rezultatin e bardhë.
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, sidomos nga ana e skuadrës bardhekaltër të cilët përmes Betim Haxhimusës që ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dygolësh në minutën e 65-të dhe 79-të.
Ndërkohë pa gol është mbyllur sfida mes Dukagjinit dhe Llapit, derisa Flamurtari mundi Trepçën ’89, me rezultat 4-3, në një ndeshje me plot gola.
Maxhuni (14’), Zeqaj (39’), Kelmendi (40’) dhe Gucev (78’), shënuan për kuqezinjtë, kurse, për “minatorët” realizuan Manaj (32’), Emini (54’) dhe Hoti (61’).