Rey Manaj nuk arriti të debutojë me skuadrën e parë në “Camp Nou”, por vetëm 24 orë më vonë zbriti në fushë me Barcelona B, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare tregoi se përse ka bindur Kike Setien për ta grumbulluar me ekipin e parë “blaugrana”.
Manaj ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 2-1 me përmbysje në fushën e Levante B. Vendasit ishin në epërsi, ndërsa sulmuesi shqiptar barazoi shifrat në minutën e 29-të.
Vetëm tre minuta më pas, ai goditi traversën, ndërsa në topin e kthyer Saverio shënoi golin e fitores për katalunjasit, raportojnë mediat shqiptare.