Ryan Garcias i janë dashur vetëm 80 sekonda për ta mposhtur Fancisco Fonsecan me një nokaut brutal, në një meç të kategorisë së lehtë, të shtunën në Kaliforni.
Boksieri amerikan, ende i pamposhtur, e goditi në kokë kundërshtarin e vet nga Nikaragua me një grusht të majtë të shpejtë, duke e hedhur në dysheme, transmeton GE.
Ryan Garcia did THAT ?pic.twitter.com/kcNGLe7PfK
— Sporting News (@sportingnews) February 15, 2020
Fonseca nuk mundi t’i bëjë ballë kësaj goditjeje dhe u dorëzua duke pësuar humbje.
“Planifikoja se meçi do të zgjaste më shumë”, tha Garcia për DAZN pas meçit.
21-vjeçari shtoi se synimi i tij tani është të luftojë ndaj Jorge Linares, Luke Campbell, Gervonta Davis dhe Devin Haney./topi.com/
The slo mo replay of Ryan Garcia’s KO is just beautiful pic.twitter.com/Kn8GJinE7n
— Connoisseur of Combat (@ConOfCombat) February 15, 2020