Mesfushori me tipare sulmues, Pedri e ndihmoi Barcelonën të fitonte me rezultat 5-1 ndaj Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve të martën, por tifozët u impresionuan tej mase nga përulësia e 17-vjeçarit jashtë fushe, pasi ai mori një taksi për në shtëpi pas ndeshjes.
Adoleshenti bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve në këtë ndeshje me gol, ndërsa ndryshe nga shokët e tij të skuadrës ai erdhi dhe u largua nga në Camp Nou me taksi.
Madje ndryshe nga shokët që mbajnë çanta të Louis Vuitton, mesfushori solli gjësendet e tij në një qese plastik.
Tifozët ishin të impresionuar me modestinë e tij, duke thënë se të gjithë lojtarë duhet të jenë me këmbë në tokë sikurse ai.
Tifozët e Barçës kishin shumë më shumë arsye për të qenë të lumtur, pasi ai dhe Ansu Fati, gjithashtu 17 vjeç, bënë histori duke u futur të dy në listën e shënuesve.
Lionel Messi shënoi i pari në këtë ndeshje, ndërsa Fati dyfishoi epërsinë e Barcelonës pas një asistimi të bukur nga Frenkie de Jong.
Fati asistoi te Philippe Coutinho për golin e tretë, ndërsa Gerard Pique doli nga loja pas një kartoni të kuq ku u akordua edhe penallti nga ku hungarezët shënuan për 3-1.
Pavarësisht se ishin me 10 veta, Barca shënoi dy herë më vonë, së pari përmes zëvendësuesit Pedri pas asistimit të Ousmane Dembele, ndërsa vetë francez e mbylli ndeshjen me gol pas asistimit të Messit.
Pedri e përshkroi debutimin e tij si “një ëndërr e vërtetë”.
Ai ka arritur në Camp Nou nga Las Palmas në verë, duke u paraqitur në pesë ndeshje. /Telegrafi/